Parlamenti Evropian ka miratuar buxhetin shtatë-vjeçar të Bashkimit Europian me një shumicë dërrmuese, duke i hapur rrugën BE-së të ndjekë projektet e saj kryesore në vitet e ardhshme.
Më herët këtë muaj, Këshilli Europian ra dakord për një paketë buxhetore 1.8 trilionë dollarë ku përfshihet edhe projekti i rikuperimit nga pandemia e koronavirusit.
Këtë të mërkurë Parlamenti Europian vendosi me 548 vota pro, 81 kundër dhe 66 abstenim për miratimin e buxhetit për 7 vitet e ardhshme.
Paketa buxhetore përfshin një shtesë prej 15 miliardë eurosh për 10 programe, të cilat synojnë të ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit, të ofrojnë mundësi për gjeneratën e ardhshme dhe të mbrojnë vlerat evropiane.
Presidenti i PE, David Sassoli, e quajti buxhetin “historik për një moment historik”, i cili sipas tij hedh bazat për një “Evropë më të gjelbër dhe më të drejtë”.
Rruga drejt miratimit të buxhetit të BE u bllokua nga Hungaria dhe Polonia, të cilët kërcënuan të vinin veton për shkak të një mekanizmi që kushtëzonte disa fonde me respektimin e vlerat themelore Evropiane.
Por u arrit një kompromis, pasi ky mekanizëm u pezullua përkohësisht.
BE ka paralajmëruar se do të shkurtojë fondet për vendet në raste të shkeljeve sistemike të sundimit të ligjit.