Parlamenti grek miratoi sot Marrëveshjen e Prespës, e cila i hap rrugë ndërrimit të emrit të Maqedonisë nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.
Marrëveshja e Prespës u miratua me 153 vota pro dhe 146 kundër në parlamentin grek. Ajo ishte nëshshkruar më herët nga kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë dhe ishte miratuar në parlamentin maqedonas.
Kjo marrëveshje i jep fund një konflikti 27-vjeçar mes dy fqinjëve, një prej çështjeve më të diskutuara dhe të rëndësishme të rajonit në dekadat e fundit.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshëndetur miratimin e saj edhe në parlamentin e Greqisë, dhe kanë premtuar ndihmë në proceset e ardhshme të afrimit mes dy vendeve.