
Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri deklaroi se ata do të dërgojnë një “vlerësim të kësaj pakete në parlament në javët e ardhshme”.
Më pas do të zhvillohet një debat në përputhje me procedurat parlamentare Hollandeze. Gjithashtu, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme do të mblidhet në nëntor për të diskutuar paketën e zgjerimit.
Në një deklaratë zyrtare të marrë nga Exit, ambasada tha:
“Siç është rënë dakord me parlamentin, qeveria Hollandeze është e angazhuar për të përditësuar rregullisht parlamentin mbi temën e zgjerimit të BE. Diskutimet e djeshme në parlament ishin një pjesë e këtij angazhimi. “
Komentet e tyre bënë të qartë se diskutimet e fundit në parlamentin Hollandez nuk kishin të bënin me raportin e BE por me faktin se ai do të diskutohet në të ardhmen.
Ata shtuan parlamenti diskutoi një letër të dërguar nga Ministri Stef Blok në 4 Shtator në lidhje me draftin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.