Parlamenti hollandez ka publikuar dje në mbremje një mocion të firmosur nga pesë deputetët hollandez dhe të miratuar me shumica paralamentare.
Mocioni është firmosur nga Martijn van Helvert (CDA), me mbështetjen e Pieter Omtzigt (CDA), Anne Mulder (VVD), Stieneke van der Graaf (CU), dhe Jasper van Dijk (SP). CDA, VVD dhe CU janë partitë qeverisëse, ndërsa SP është partia e opozitës.
Deputetët Omtzigt, Van der Graaf, dhe Mulder ishin pjesë e delegacionit parlamentar hollandez, të cilët vizituan Shqipërinë në muajin Maj, të cilët më vonë u përqeshën nga Kryeminsitri Edi Rama.
Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me “fact-finding” (faktmbledhëse). Vijnë në mëngjes dhe ikin pasdite për të mbledhur fakte. Më takojnë mua, takojnë ca deputetë. Takojnë edhe mikun tim të shtrenjtë, me të cilin na bashkon, sigurisht në mënyra të ndryshme dashuria për Holandën, Lulzim Bashën dhe largohen. Dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysëm dite?
Në mocionin i miratuar nga parlamenti hollandez shkruhet si më poshtë:
Duke marrë parasysh faktin se Shqipëria në bazë të Progres Raportit të Komisionit Evropian qartazi nuk përmbush pesë kushtet kryesore [për hapjen e negociatave], për shembull nuk ka asnjë gjurmë të arritjes së rezultateve nga reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsioni, dhe të luftës ndaj krimit,
Duke u bazuar në këtë progres raport nuk mund të ketë hapje negociatash me Shqipërinë,
I kërkojmë qeverisë të mos miratojë propozimin e Komisionit Evropian për të hapur bisedimet për anëtarësimin në BE.
Pësë kushtet i referohen pesë kushteve kryesore të vendosura nga Parlamenti Evropian në përgjigje të Progresi Raportit të vitit 2016 të hartuar nga Komisioni Evropian.
Sikurse Exit.al e ka shpjeguar edhe më parë, progres raporti i vitit 2018 i Komisionit Evropian dështoi në gjetjen e fakteve për “zbatimin e plotë dhe në kohë” apo “të progresit të besueshëm dhe të qendrueshëm” në lidhje me pesë kushtet kyçe. Por pavarësisht kësaj, Komisioni Evropian njësoj si në 2016 këshilloi hapjen e bosedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë.
Në teori, qeveria hollandeze mund të zgjedhë të mos marrë parasysh mocionin e miratuar nga parlamenti gjatë mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Evropës, e cila do të vendosë përfundimisht për procesin e integrimit të Shqipërisë. Sidoqoftë, duke marrë parasysh se partia liberal-konservatore VVD, parti e Kryeministrit dhe e Ministrit të Punëve të Jashtme e kanë bashkëmbështetur mocioni, mundësia e mos pranimin të këtij mocioni nga qeveria hollandeze ka pak gjasa të ndodhë.