Parlamenti ka rrëzuar dy dekretet e Presidentit Ilir Meta për kthmin në këtë institucion të ligjeve “Për taksat kombëtare” dhe “Për tarifën doganore”.
Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur Kuvendi me shumicë votash votoi kundër kthimit të këtyre ligjeve.
Presidenti Ilir Meta ktheu në janar për rishqyrtim në Kuvend ligjin ‘Për taksat Kombëtare’.
Ligji parashikon përjashtim nga taksat të rentës minerare për mineralet metalore. Meta argumenton se ky ligj cenon parimin e sigurisë juridike, barazisë para ligjit dhe autonominë e pushtetit vendor.
Ai shtoi se ky ligj do të sjellë 500 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit.
Kuvendi miratoi sot gjithashtu dy projektigje për ndryshime në ligjet Për Shëndetin mendor dhe gardën e republikës si dhe miratoi fondin për partitë politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhje.