Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë për 10 ditë në aktivitetet e Parlamentit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar.
Kreu i grupit paralmentar Edi Paloka tha se ky vendim u mor në shenjë proteste kundër vendimit të Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar nga Parlementi për 10 ditë deputetin Sali Berisha.
Zoti Berisha u përjashtu pas akuzave ndaj Kryeministrit Rama se ka ndryshuar emrin për shkak të hetimeve spanjolle.