Kryetari i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka deklaruar se BDI ka fituar 12 mandate deputetësh në zgjedhjet e 15 korrikut, nga 120 në total që ka parlamenti.
Kur ka përfunduar numërimi i rreth 94 për qind të votave dhe BDI ka fitur 11,57 për qind të votave, Ahmeti u u shpreh për median:
“Jemi fitues absolut të zgjedhjeve. Kemi siguruar 100 mijë vota dhe 12 mandate dhe jemi për mandatin e 13.
Me këtë fitore të BDI-së kanë fituar shqiptarët dhe nuk ka humbur askush sepse ne u jemi dalë zot të vërtetë ashtu siç kemi qenë edhe më parë.”
Në zgjedhjet e së mërkurën kanë marrë pjesë 15 parti politike dhe koalicione ndërsa nga gjashtë njësitë zgjedhore që ndahet vendi, do të zgjidhen nga 20 deputetë.
Në vend të parë deri tani renditet partia e Zoran Zaevit LSDM, me 36,13 për qind të votave.
Është ende e vështirë të thuhet se sa mandate ka fituar LSDM pasi varet se sa mandate do të marrë në secilën zonë zgjedhore.