Partia e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi mund të marrë 3 ministri

Nga Exit News
Partia e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi mund të marrë 3 ministri

Partia Ura e Malit të Zi, e drejtuar nga Dritan Abazoviç, do të drejtojë tre ministri dhe agjencitë e shërbimeve sekrete.

Ky vendim i qeverisë së re malazeze, e cila ende nuk është betuar zyrtarisht, është kundërshtuar nga  partitë proserbe.

Sipas mediave malazeze, Abazoviç ka lajmëruar që në krye të ministrive do të delegojë ekspertë dhe jo politikanë.

Qeveria e re e Malit të Zi pritet të plotësohet përfundimisht këtë të dielë, kur të publikohen dhe zyrtarisht emrat e të gjithë ministrave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>