Partia e Topallit prezanton kandidatët për deputetë në Tiranë

Nga Exit News
Partia e Topallit prezanton kandidatët për deputetë në Tiranë

Lëvizja për Ndryshim ka prezantuar ditën e martë kandidatët pëer deputetë në Tiranë.

Kryetarja kësaj partie, Jozefina Topalli deklaroi se kjo është lista më e mirë e 30 viteve. Në një deklaratë për mediat, Topalli pohoi se në këtë listë janë profesionistë e të rinj me rezultate të shkelqyera.

Do të prezantojmë bashkë me kandidatët sipas rretheve edhe programin tonë, është lista më e mirë e tre dekadave, mjek, profesionist, të rinj të studiuar me rezultate të shkëlqyera, janë modeli i deputetit që gjithë jetën time kam ndërruar që të kem në parlament”

Topalli shtoi se partia e saj do të sjellë figura të reja dhe një politikë të ndryshme nga partitë tradicionale.

“Ne do të zëvendësojmë politike cinke me politikën e shpresën, nuk kemi pse të jemi më pak guximtar, se gjysma tjetër që përgjysmoi partitët e vjetër, boll më me riciklim të të njëjtave persona, që kanë provuar çdo post, boll më që duan vetëm gënjeshtra dhe të pasurojnë familjen e tyre, përtej të treve, Ramës, Bashës, e Metës”

Lista e plotë:

  1. Elida Hoxha, pedagoge
  2. Robert Çitozi, profesor
  3. Lorenc Radovani, pedagog
  4. Meri Krisaq Lalai, pedagoge/redaktore
  5. Stela Jakova, menaxhim biznesi
  6. Aben Basho, pedagog/botues
  7. Lek Negri, pedagog
  8. Franceska Memia
  9. Jonuz Osman Agaj
  10. Polikron Polluçi, mjek
  11. Daniela Kavaja

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>