Partitë e reja fotokopje e partive të vjetra

Nga Exit News
Partitë e reja fotokopje e partive të vjetra

“Partitë e vogla, të reja, nuk zgjedhin vlerat, por turmën që ka mundësi për të fituar”.

Kështu u shpreh politilogu Afrim Krasniqi, në emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews.

Krasniqi analizoi se partitë e reja të krijuara së fundmi janë krijuar nga individë që “kanë qenë personalitete në partinë e tyre politike”:

“[Ky është] sistemi ‘për inat të sime vjehrre, shkoj e flej me mullixhin’. Partitë e vogla janë kthyer në shtojca të shumicës së radhës, duke humbur ndenditetin.”

Krasniqi tregon se vendit i duhet një model i ri i partive politike, “që pranon që do luftojë për parime dhe nuk do pushtet për 10 vjet. Nuk shitet në momentin e parë. Por për fotokopje të partive të vjetra nuk ka nevojë. Këto nuk marrin votën e elektoratit gri”.

Fatkeqësisht, në vend ka pasur disa disa shembuj të mirë që u mbështetën nga qytetarët, “por individët bënë kompromis me pushtetin”, shtoi ai.

E vetmja mundësi, sipas Krasniqit, që partitë e reja të arrijnë të ndikojnë ndopak në jetën politike është krijimi i “një koalicon të grupeve të reja” që mund të marrin “deri në 5 mandate”.

“Por të vetme ato dëmtojnë njëri-tjetrin, dhe nuk sjellin ndryshimin që Shqipëria ka nevojë”, përfundojë analizën e tij politologu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>