
Një korsi e rrugës së doganës së Qafë -Thanë arriti të hapej vetëm të hënën në mëngjes. Rruga u bllokua që prej orës 12:00 të së dielës, duke lënë dhjetar qytetarë të presin në në ftohtë, në mes të borës.
Sipas raportimeve, bllokimi ndodhi pasi një kamion dhe një autobus rrëshqitën duke bllokuar kalimin e borëpastrueses.
Gjatë fundjavës të gjitha rrugët e vendit u bllokuan si pasojë e mungesë së mirëmbajtjes dhe të borëpastrueseve. Si pasojë qindra makina u bllokua në borë për disa orë rresht në të gjithë vendin.