
Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi njoftoi të enjten se më 30 gusht do të nisë zbatimi i marrëveshjes së depozitimit të mbetjeve të firmosur në 2016-të.
Në një komunikim me median, Subashi u shpreh se po përfundon rruga dhe po kryhen provat e fundit për nisjen e punës së inceneratorit.
Inceneratori i Fierit në vitin 2016 ka firmosur marrëveshjen me Bashkinë Fier për depozitimin dhe djegien ebetjeve të qarkut të Fierit.
Kjo ishte kontrata e parë e firmosur për ndërtimin me partneritet publik privat për djegien e mbetjeve.
Pas inceneratorit të Fierit, e njëjta kompani morri me PPP edhe ndërtimin e inceneratorit në Elbasan e Tiranë.