Pas 5 vjetësh dhe 2 tenderash, qeveria ende nuk ka përfunduar Bypassin e Vlorës

Nga Exit News
Pas 5 vjetësh dhe 2 tenderash, qeveria ende nuk ka përfunduar Bypassin e Vlorës

Kryeministri Rama ka njoftuar nisjen e asfaltimit të Bypassit të Vlorës, përmes publikimit të një video reklamuese në Facebook, të dielën.

Mesa duket pas një sorrollatje për më shumë se 5 vjet, qeveria po arrin të mbyllë by passin e Vlorës.

Punimet për Bypassin e Vlorës rinisën në 2018, pas më shumë se një viti nga falimentimi i kompanisë italiane Serenissima, e cila duhet ta kishte përfunduar rrugën në vitin 2017.

Tenderi i parë për bypassin e Vlorës u fitua në vitin 2015 nga kompania Serenissima. Por deri në prill 2017 ajo mundi të kryente vetëm një pjesë të vogël të punimeve, dhe më pas shpalli falimentin duke bllokuar punimet dhe krijuar një mal me borxhe ndaj kontraktuesve vendas dhe punonjësve.

Qeveria shqiptare për ndërtimin e bypassit të Vlorës përdori fondet e dhuruara nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë dhe kredinë e dhënë nga Banka Evropiane e Investimeve.

Ky bypass fillon në fund të skajit jugor të autostradës së Fierit dhe vazhdon në Vlorë, duke përshkuar fshatrat Babicë dhe Kaninë. Nga Kanina, bypassi vazhdon paralelisht me vijën bregdetare, deri sa lidhet me rrugët eksistuese Orikum-Sarandë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>