Pas 6 vitesh sorrollatje, rruga Orikum – Dukat mund të mbarojë në qershor

Nga Exit News
Pas 6 vitesh sorrollatje, rruga Orikum – Dukat mund të mbarojë në qershor

Ministrja e Infrastrukturës premtoi përfundimin e bypassit të Vlorës, përpara datës 30 qershor.

Nga një aktivitet elektoral, për promovimin e projektit të qeverisë për ndërtimin e Rrugës Orikum-Dukat, Balluku u shpreh se:

Bypassi i Vlorës do të përfundojë më 30 qershor. Ndërsa, Tuneli i Llogarasë do të realizohet 36 muaj pas firmosjes së kontratës”.

Bypassi i Vlorës ka mbi 5 vjet që pritet të përfundojë.

Punimet për këtë rrugë rinisën në 2018, pas falimentimit të kompanisë Serenissima, e cila duhet të kishte përfunduar rrugën në 2017.

Tenderi i parë për rrugën u krye në 2015, por deri në 2017, u kryen disa punime të vogla.

Rruga Orikum-Dukat u dha me konçesion nga qeveria për 13 vjet.

Rruga me gjatësi 14 kilometra do të ndërtohet për 67 milionë euro.

Ky koncesion u kthye nga Presidenti për shkka të kostos së fryrë të ndërtimit të rrugës.

Ndërsa, tuneli i Llogarasë ende nuk është shpallur kompania fituese e ndërtimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>