
Deputeti Myslym Murrizi kërkoi të martën në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, cili rregullon ndarjen e mandateve brenda një koalicioni.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, ai u shpreh se ky nen cenon barazinë e votës dhe nuk lejon shqiptarët të zgjedhin deputetin që duan.
“Kemi ngritur në Gjykatën Kushtetuese një padi për nenin 163 të Kodit Zgjedhor, i cili u heq të drejtën shqiptarëve që të zgjedhin me votë direkte përfaqësuesit e tyre. Megjithëse Gjykata Kushtetuese ishte e ndarë 2,2,2 mes tre palëve, unë shpresoj që presioni të ruajë njëlloj neutraliteti të kësaj gjykate.”
Murrizi iu bëri thirrje dhe Topallit dhe Kryemadhi të kërkojnë shfuqizimin e këtij neni.
Më herët, Bindja Demokratike bëri kërkesë pranë kësaj Gjykate për këtë çështje.