Kryeministri rumun, Ludovic Orban ka dhënë dorëheqje pasi partia tij humbi zgjedhjet të dielën.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur të hënën, Orban tha se do të largohet nga posti duke ditur se ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij.
Partia e opozitës të Social-Demokratëve në Rumani mori më shumë vota se Partia Liberale Kombëtare në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Social-Demokratët fituan 29.8 për qind të votave për në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2 për qind për në Senat.
Partia Liberale Kombëtare fitoi 25.1 për qind të votave për në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5 për qind për në Senat.
Pjesëmarrja në zgjedhje në Rumani ka qënë mjaft e ulët ku vetëm 33 për qind të qytetarëve morën pjesë në votime.