Pas arritjes së dakordësisë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, ambasadorja Kim po takon sot deputetët e opozitës parlamentare.
Deputetët e opozitës parlamentare do të jenë ata që do të votojnë në Kuvend, bashkë me shumicën socialiste, reformën e arritur në Këshillin Politik.
Nuk dihet ende se cilët deputetë do të përfaqësojnë opozitën parlamentare, por deri tani pranë rezidencës amerikane janë parë deputetët Myslym Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stoiku.
Në Këshillin Politik opozita parlamentare është përfaqësuar nga Rudina Hajdari, e cila gjatë gjithë kohës ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por mbrëmjen e djeshme Hajdari tha se ka hequr dorë nga kërkesa e saj në Këshillin Politik në të mirë të Reformës Zgjedhore.
Hajdari tha se ka marrë garanci nga SHBA-të dhe BE-ja për rishikimin e sistemit zgjedhor dhe çështjen e referendumeve, në një moment të dytë.