Mbas një viti, Gjykata e Lartë do të nisë shqyrtimin e çështjeve të dërguara pranë saj.
Në një njoftim zyrtar në faqen e Gjykatës së Lartë, shkruhet se “Këshilli i Përgjithshëm i Gjyqtarëve vendosi që të nisë menjëherë shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit dhe çështjeve të tjera që duhet të shqyrtohen në mënyrë të shpejtë.”
Gjykata e Lartë përbëhet nga katër gjyqtarë, Ardian Dvorani, Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda. Këshilli i Gjyqtarëve vendosi të caktojë gjyqtarët në kolegjet civile, penale dhe administrative për të vijuar me shqyrtimin e çështjeve.
Mbi 35 mijë çështje presin për tu shqyrtuar nga Gjykata e Lartë, e cila që prej marsit të 2019 u bë jofunkionale. Me emërimin e Sadushit, Pupes dhe Pandës, GJL ka kuorumin ligjor për të shqyrtuar çështjet.
Ligji për Pushtetin Gjyqësor parashikon se trupat gjykuese, në secilin prej kolegjeve të GJL përbëhen nga tre anëtarë.