
Pas të burgosurve në Peqin e Shënkoll, edhe 100 të burgosur në burgun e Reçit kanë nisur grevën e urisë.
Ata po refuzojnë ushqimin, pasi prej disa muajsh nuk po i lejohen takime me familjarët.
Një masë e tillë u mor gjatë pandemisë, por të burgosurit kërkojnë që meqë situate jashtë i është rikthyer deri diku normalitetit, e njejta gjë të ndodhë dhe për burgun.
Disa ditë më parë kanë nisur grevën e urise dhe rreth 100 të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe 70 të burogusr në burgun e Shënkollit.
Greva nisi fillimisht në burgun e Peqinit në shenjë proteste në mbështetje të dy të burgosurve, Albion Aliko dhe Genci Ballës, të cilët u çuan në regjimin e izolimit ’41-bis’.
Tani të burgosurit kanë dalë me një sërë kërkesësh të cilat kërkojnë të plotësohen nga insitutcionet, pasi mendojnë se në burg po u shkelen të drejtat bazike të njeriut.