Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar, të martën, nga detyra drejtorin e burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.
Shkak për shkarkimin e tij është bërë keqmenaxhimi i burgut të sigurisë së lartë.
Prej disa ditësh të burgosurit dhe të arrestuarit në dhomat e paraburgimit në burgun e Peqinit kanë nisur grevën e urisë. Ata pretendojnë se në burg po u shkelen të drejtat bazike të njeriut.
Protesta e të burgosurve vjen pak ditë pasi një grup të dënuarish po në këtë burg refuzuan ushqimin në shenjë proteste në mbështetje të dy të burgosurve, Albion Aliko dhe Genci Ballës, të cilët u çuan në regjimin e izolimit ’41-bis’.