Pas rivendosjes së marrëdhënive diplomatike, Izraeli dhe Maroku të hedhin një tjetër hap drejt afrimit mes tyre dhe të hapin ambasadat brenda disa muajve.
Maroku përbën një nga katër vendet arabe – së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Sudanin – që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin vitin e kaluar, pas marrëveshjeve me ndërmjetësimin e SHBA-ve.
“Ne do të përparojmë nga zyrat ndërlidhëse drejt (hapjes) ambasadave,” deklaroi Yair Lapid, ministri i jashtëm i Izraelit gjatë një vizite në mbretërinë e Afrikës së Veriut të enjten.
Lapid përuroi zyrën ndërlidhëse të Izraelit në Rabat dhe vizitoi një sinagogë në Kazablanka.
Vizita e tij ishte e para e një ministri të jashtëm izraelit në Marok që nga viti 2003.
Sipas një raportimi të Reuters, Lapid bëri me dije kishte rënë dakord me homologun e tij maroken, Nasser Bourita që ambasadat të hapeshin brenda dy muajsh.
Afrimi i Izraelit me disa prej vendeve arabe ka shkaktuar pakënaqësi tek pala palestineze, e cila historikisht ka gëzuar mbështetjen e tyre për kërkesën për formimin e një shteti me qendër Jeruzalemin.