Pas Spanjës, edhe Turqia ka vendosur të mos përdorë testet e Covid-19 të prodhuara në Kinë, pasi zbuloi se ato kishin një shkallë saktësie të zbulimit të infektimit 30-35 për qind.
“Ne kemi marrë disa mostra nga kompania. Nuk dolën të saktë, ndaj porositëm disa modele të tjera të testimit nga një kompani tjetër kineze”, tha një zyrtar turk për mediat.
Zyrtari nuk dha detaje se sa teste të pasaktë ishin blerë dhe sa para ishin shpenzuar për to.
Një ditë më parë, Spanja ktheu 58 mijë teste koronavirusi të prodhuara në Kinë, për të njëjtën arsye: shkalla e saktësisë së zbulimit ishte 30 për qind.
Qeveria spanjolle kishte shpenzuar 432 milionë euro për të blerë teste, maska, doreza, pajisje mbrojtëse nga koronavirusit në Kinë.
Sipas qeverisë kineze, testet e blera nga Spanja janë prodhuar nga një kompani, e cila nuk është në listën e prodhuesve të autorizuar, ndaj përgjegjësia për këtë i bie Spanjës.
Aktualisht Spanja po kalon një moment të vështirë me pandeminë e koronavirusit me rreth 96 mijë të infetkuar. Ajo është shteti me numrin më të lartë të vdekjeve pas Italisë me 8464 viktima.