Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) i ka dhënë kompanisë “Image & Communications Development” për 2 muajt e fundit “2.5 miliard lekë tendera fiktivë, pa konkurrencë dhe afër fondit limit kësaj kompanie”, raportoi PD, përmes Enri Hasës, të hënën.
Në një komunikim për median, Hasa tha se kjo kompani ka fituar “7.5 miliardë lekë në 2 vjet, ose 10 milion lekë çdo ditë”.
PD renditi tenderat e dyshimtë të fituara nga kompania. Ato janë:
— Tenderi për ndërtimin e shërbimeve të rëndësishme të qeverisë si opendata.gov.al;
— 2.3 miliardë lekë për sistemin e gjobave elektronike për Policinë e Shtetit, policët e trafikut vazhdojnë të mbajnë blloqe letre në dorë;
— 1, 8 miliardë lekë për regjistrin elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes;
— 899 milion lekë për sistemin e shkëmbimit të informacionit financiar të tatimeve;
— 430 milion lekë për mirëmbajtjen e E-Albania.