PD akuza AKSHI-t për tender fiktiv 1 miliardë lekë

Nga Exit News
PD akuza AKSHI-t për tender fiktiv 1 miliardë lekë

Partia Demokratike akuzoi Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) i ka dhënë një kompanie 1 miliardë lekë nëpërmjet një tenderi fiktiv.

Në një deklaratë për shtyp, ish deputeti i PD, Endri Hasa pohoi se në tender kanë marr pjesë vetëm dy kompani, ku vetëm njëra ka paraqitur ofertë.

“Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka vendosur të zhvillojë një tender fiktiv prej 1 miliardë lekësh, duke paracaktuar fituesin.

Në tenderin e hapur nga AKSHI kanë marr pjesë vetëm dy kompani dhe Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliardë lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë.”

Hasa deklaroi se kompania Iva Elektronik dhe Image & Communication vetëm për një muaj e gjysmë, ka marrë 2.5 miliard lekë tendera nga AKSHI.

Hasa i bëri thirrje SPAK të hetojë këtë çështje duke e quajtur “vjedhje të pastër të parave të shqiptarëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>