Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se gjatë mandatit të dytë e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen e pastrimit të parave të pista.
Në një deklaratë për shtyp, kryetari i Forumit Rinor, Belind Këlliçi pohoi se gjatë mandatit të dytë të kryebashkiakut janë pastruar më shumë se 1.6 miliardë euro.
“Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin mashtrues se nuk do të jepte leje ndërtimi.
Sot, 5 vjet më pas, Erion Veliaj e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të parave të pista, ku llogaritet se, gjatë mandatit të dytë dhe të fundit të kësaj qeverie, janë pastruar më shumë se 1.6 miliardë euro.”
Këlliçi deklaroi se sipas raportit të Global Initiative Netëork, 60% e investimeve në ndërtim në Tiranën burojnë nga paratë e pista.
Ai përfundoi deklaratën e tij duke thënë se lufta ndaj pastrimit të parave do jetë “një nga objektivat kryesorë të Partisë Demokratike në drejtimin e vendit.”