PD akuza mazhorancës për vonesat në miratimin e paketës ligjore të Reformës Zgjedhore

Nga Exit News
PD akuza mazhorancës për vonesat në miratimin e paketës ligjore të Reformës Zgjedhore

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se ka dërguar në Kuvend pas 2 muajsh paketën ligjore të Reformën Zgjedhore.

Në një posstim në Facebook, ish deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se:

“Më në fund paketa e dytë e amendamenteve pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, me 7 ligjet që u miratuan nga Këshilli Politik me konsensus në korrik, gjeti dritën e diellit në Kuvend edhe pse përfaqësuesi socialist në Këshillin Politik kishte deklaruar që me 27 korrik se ato ishin depozituar në Kuvend në përputhje me Marrëeshjen e 5 qershorit. Përgjate dy muajve asnjë prej ketyre ligjeve nuk u perfshi në programin e punës së Kuvendit, duke shkelur Marrëveshjen e 14 janarit dhe atë të 5 qershorit. Ligjet u miratuan në korrik në Këshillin Politik si pjesë e Marrëveshjes së 5 qershorit, por për dy muaj u mbajtën të fshehur në sirtarët e Kuvendit. “

Bylykbashi akuzoi deputetët e PS se po i paraqesin si iniciative, duke theksuar se ato duhet të ishin miratuar.

“Sharlatanët e mazhorancës na i paraqitën sikur janë iniciativat e tyre. Ato ligje sot duhej të ishin miratuar e të ishin në fuqi, por Edi Ramës nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor. Atij i intereson të ndryshojë rregullat konsensuale të lojës, jo të miratojë rregulla që i lidhin duart me 25 prill 2021 atij dhe kriminelëve që ka pas.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>