Partia Demokratike akuzoi, sot, Kryeministrin Rama se po bashkëqeveris me persona të inkriminuar. PD, me anë të një deklarate për shtyp, tha se Zoti Knidi Bashari, sot këshilltar i Ministrit Ahmetaj, deri në gusht 2015 ka drejtuar një kompani në Amerikë, e cila aktualisht po hetohet për krime financiare.
“Ky rast është një kombinim kriminal mes një të kërkuari për mashtrim financiar dhe një ministri hajdut e me skandale si Arben Ahmetaj,” vazhdon më tej deklarata e PD-së.
Në fund, Partia Demokratie i kërkoi Kryeministrit Rama të largojë njerëzit e inkriminuar nga postet zyrtare.