PD akuza qeverisë dhe Veliajt se po ndërtojnë shkolla me çmim tre herë më të lartë

Nga Exit News
PD akuza qeverisë dhe Veliajt se po ndërtojnë shkolla me çmim tre herë më të lartë

Partia Demokratike përmes Luçiano Boçit akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj dhe qeverinë se po ndërtojnë shkollat me çmim tre herë më të lartë se ato të ndërtuara nga Bashkimi Europian.

Në një videomesazh, Boçi u shpreh se një shkollë në Tiranë do të kushtojë 1.2 milionë euro.

“Për të ndërtuar 14 objekte arsimore, Erion Veliaj tenderoi 30 milionë euro. Thënë ndryshe me procedurën korruptive të Bashkisëm një shkollë apo një kopësht do të kushtojë afër 2.1 milionë euro, çmim tre herë më i lartë se procedura e ndjekur nga BE.

Boçi pohoi se për të njëjtën punë BE do të harxhojë 680 mijë euro.

Ai shtoi se BE do të ndërtojë 22 shkolla me 15 milionë euro ndërsa qeveria do të ndërtojë 14 shkolla me 30 milionë euro.

Në përfundim Boçi tha se vjedhja është arsyeja pse po vonohet procesi i rindërtimit ndërsa theksoi se me 25 prill qytetarët do të kenë një qeveri që punon për ta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>