PD akuza qeverisë: Do shembi spitalin e Kurbinit, 75 mijë banorë pa shërbim mjekësor

Nga Exit News
PD akuza qeverisë: Do shembi spitalin e Kurbinit, 75 mijë banorë pa shërbim mjekësor

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po shemb spitalin në Kurbin.

Në një postim në Facebook, Bardh Spahia shkruan se 75 mijë qytetarë të Kurbinit do të mbeten pa shërbim mjekësor.

Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar sepse godina spitalore ku ato ofrohen do shembet!!!
Pra secili nga 75 mijë banorët e Kurbinit, që do ketë probleme shëndetësore nuk do ketë mundësi të trajtohet sepse askush nuk ka marrë masa, që shërbimi të ofrohej diku tjetër para prishjes së godinës!!! Ja ku e ka katandisur shërbimin shëndetësor Edi Rama!”

Spahia shkruan më tej se vendi meriton një qeveri të përgjegjshme.

“Shqipëria meriton më shumë – qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Është koha për ndryshim dhe shpresë të re, për një qeveri që mendon dhe u shërben qytetarëve, që nuk ua bën taksat koncesione e tendera korruptivë, por ua kthen në shërbime që u lehtësojnë të përditshmen. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>