PD akuza qeverisë për koncesionin Milot-Fier: Vetëm një ofertues për tenderin €1,2 miliardë

Nga Exit News
PD akuza qeverisë për koncesionin Milot-Fier: Vetëm një ofertues për tenderin €1,2 miliardë

Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se ka rritur artificialisht kostot e ndërtimit të rrugës Milot-Fier për të vjedhur paratë publike.

Përmes një konference për shtyp, të hënën, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se në tenderin fasadë të qeverisë ka marrë pjesë vetëm një kompani:

“Në zyrat e qeverisë shqiptare këto ditë po përgatitet farsa e një tjetër koncesioni, i destinuar të dështojë.

Rruga Milot-Fier, me çmimin stratosferik 1.2 miliard euro, ka vetëm një ofertues dhe kjo është kompania greke Terna. Koncesioni është një masakër financiare për qytetarët.

Kostot e rrugës janë shumëfishuar për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. 17.4 euro për një udhëtim në një rrugë ku më shumë se gjysma është e ndërtuar me para publike, do të thotë vetëm nxitim për mbyllje pazari.”

Alibeaj premtoi se kur PD të vijë në pushtet, asnjë prej këtyre vendimeve nuk do të zhvillohet pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>