PD akuza qeverisë për mashtrim me rritjen e pagave të mjekëve

Nga Exit News
PD akuza qeverisë për mashtrim me rritjen e pagave të mjekëve

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se gënjen me rritjen rrogave të mjekëve.

Në një status në Facebook, ish deputeti Bardh Spahia shkruan:

Premtimi për rritje pagash për mjekët i Edi Ramës është njësoj si premtimi për listat e hapura: mashtrim.

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët.

Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi”

Ai shtoi se PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>