Partia Demokratike akuzoi qeverinë se nuk merr asnjë masë për të ruajtur shëndetin e njerëzve.
Në një postim në Facebook, ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi publikoi disa foto ku njërëzit qëndronin në rradhë për të marrë ndihmë ekonomike pa distancë dhe pa maska.
“Në një temperaturë 40 gradë dhe të ngjeshur pa asnjë distancë dhe shumica pa maska, njerëzit detyrohen të torturohen duke rrezikuar çdo gjë, për të tërhequr lëmoshën 3 mijë lekëshe të Ramës.”
Ai pohon se asnjë lek nuk është investuar për infrastrukturën në mënyrë që të mbrojë shëndetin e qytetarëve.