PD akuza qeverisë për shfrytëzim të mësuesve

Nga Exit News
PD akuza qeverisë për shfrytëzim të mësuesve

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po shfrytëzon mësuesit duke i mbajtur me orë të zgjatura dhe duke mos i shpërblyer.

Në një deklaratë për mediat, Ndriçim Mehmeti pohoi se mësuesit detyrohen të rrinë mbi 40 orë në javë në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, ku përcaktohej se mësuesit nuk mund të rrinë më shumë se 30 orë në javë.

Ai i bëri thirrje qeverisë të miratojë një buxhet shtesë, i cili do të mbulojë këto nevoja bazike:

  1. Shpërblimin e mësuesve për orët e zgjatura
  2. Marrjen në punë të mësuesve të rinj për të mbuluar ngarkesën e turneve
  3. Testimin serologjik dhe me tampon të mësuesve dhe stafit ndihmës
  4. Sigurimin e termometrave, dezinfektantëve dhe kushteve minimale higjeno-sanitare në shkolla
  5.  Çertifikimi i shkollave, nëse përmbushin kushtet anticovid

Mehmeti i bëri thirrje mësuesve të refuzojnë “keqtrajtimin dhe shfrytëzimin që i bëhet punës dhe mundit të tyre”, duke theksuar se “arsimi do të jetë prioriteti madhor i qeverisë së re të kryeministrit Lulzim Basha”.

Lajme te ngjashme