Partia Demokratike akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë strategji për të përballuar krizën e koronavirusit duke e lënë shëndetësinë në kolaps.
Në një postim në Facebook, Bardh Spahia i drejtoi qeverisë pyetjet e mëposhtëme:
“– Pse të sëmurët ngelen nëpër autoambulanca, kur i paskeni kapacitetet?
– Covid 3 do mbetet hotel, me vetëm shtretër apo do kthehet së shpejti në spital Covid I pajisur sic duhet? Pamjet e “hotelit”, i keni servirur vetë, me kamerën e ERTV!!!!
– Pse personat në nevojë nuk marrin tampon kur u duhet, por humbin jetën në pritje që ai të mbërrijë?
– Sa është numri I testeve të shpejta që keni siguruar si dhe procedura me të cilën janë siguruar dhe kur do nisin të kryhen, sepse keni javë që i propagandoni me fjalë?
– Pse nuk u krijoni kushtet personelit shëndetësor që me zë e figurë nëpër studio televizive po pranojnë se kanë mungesa të theksuara në staf e pajisje? Pse vazhdoni ta injoroni si problem?
– Pse nuk hapni spitalet rajonale që të lehtësoni edhe peshën e mjekëve në Tiranë?
– Pse heshtni kur shihni se si shqiptarët po sforcohen përtej cdo limiti për të përballuar nga xhepi i tyre trajtimin e kushtueshëm anti-covid-19 në shtëpi?”
Spahia deklaroi se qeveria po bën vetëm propagandë me video që shfaqin realitet të gënjeshtërt.