PD akuza qeverisë se po rëndon bizneset me dërgimin e tatimorëve

PD akuza qeverisë se po rëndon bizneset me dërgimin e tatimorëve

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po dëmton bizneset duke dërguar kontrolle tatimore më qëllim zhvatjen e tyre.

Në një postim në facebook, ish deputeti i PD, Gerti Bogdani pohoi se qeveria në vend t’i mbështeste bizneset i dërgon tatimorët.

Këto ditë të para Gushti kanë lëshuar e ndërsyer tatimorët nga Shkodra gjer në Vlorë! Kontrolle të thelluara, kontrolle të palajmëruara, kontrolle të targetuara, kontrolle për të zhvatur, kontrolle për të mbushur xhepat e kontrolloreve dhe eprorëve! Turp nuk kanë, kjo është e qartë tashmë 7 vjet e kusur të kësaj Qeverie!!!”

Ai shtoi se “në një vend normal shteti jo vetëm që nuk do ndërsente tagrambledhësit ndaj bizneseve në pergjithesi e këtyre të lartpërmendur në veçanti, por do të bënte çmos që t’u krijonte të gjitha hapësirat dhe lehtësirat e mundshme për të rikuperuar humbjet e kohës së karantinës; në mos me ulje taksash e tarifash, së paku me lehtësira në kohën dhe mënyren e pagesës!”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>