Partia Demokratike deklaroi se qeveria i ka 1,2 miliardë euro dëm ekonomik vendit gjatë vitit 2019 dhe 7,2 miliardë gjatë 7 viteve.
Në një postim në Facebook, Jorida Tabaku deklaroi se qeveria ka vjedhur rreth 2 buxhete shteti gjatë 7 viteve.
“1,2 mld euro dëmi ekonomik për 2019 dhe 7,2 mld në 7 vite!
Praktikisht kanë vjedhur, grabitur e rrënuar dy buxhete shteti! Kjo është shifra zyrtare që KLSH pohon në raportet e saj. Fatkeqësisht nuk ndalen në asgjë dhe nuk kanë cipë kur vjedhin, viti 2019 ka qenë viti tërmetit dhe shifrat e 1.2 mld eurove vjedhje nga buxheti tregojnë më së miri se çfarë janë të aftë të bëjnë.”
Tabaku shton se 50 përqind e dëmit ekonomik vjen nga prokurimet publike. Ajo përfundon duke thënë se Rama dhe qeveria do të mbajë përgjegjësi në 25 prill për çdo vjedhje.