PD akuza qeverisë: Shkollat në Shijak ende rrënoja, fëmijëve nuk garantohen masat e sigurisë

Nga Exit News
PD akuza qeverisë: Shkollat në Shijak ende rrënoja, fëmijëve nuk garantohen masat e sigurisë

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për fillimin e vitit të ri shkollor. Nga Shijaku ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se 400 nxënës janë të detyruar të shkojnë në një shkollë tjetër pasi dy shkolla ‘Petrit Llaftiu’ dhe ‘Lidhja e Prizërenit’ nuk janë rikontrustruktuar.

“Jemi në Shijak, pas nesh janë rrënojat e dy shkollave 9 vjeçare ‘Petrit Llaftiu’ dhe ‘Lidhja e Prizërenit’. Shijaku është i përfshirë në zonat e dëmtuara, të prekura nga tërmeti dhe në planin e rindërtimit, por siç e shihni jemi në shtator dhe shkollat nuk janë gati pavarësisht premtimit mashtrues të Ramës i cili premtoi hapur, publikisht që 143 shkolla do të ishin gati në shtator.

Dhe jo vetëm këtu në Shijak, por kudo ku kemi qenë kemi faktuar pikërisht këtë mashtrim dhe 400 nxënësit e këtyre dy shkollave janë detyruar të shkojnë në një shkollë tjetër, shkolla ‘Muharren Dollaku’ e cila nuk ka kapacitete.”

Boçi tha se në këto kushte nuk mund të flitet për masa sigurie sepse fëmijëve nuk i sigurohet as transporti dhe as paketa të tjera financiare për përballimin e maskave apo të elementëve të tjerë të protokolleve të sigurisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>