PD akuza qeverisë: Vazhdon të marrë borxh në kurriz të shqiptarëve

Nga Exit News
PD akuza qeverisë: Vazhdon të marrë borxh në kurriz të shqiptarëve

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se po vazhdon të marrë borxh në kurriz të shqiptarëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputetja Jorida Tabaku komentoi kërkesën e qeverisë për të marrë borxh 80 milionë dollar nga Banka Botërore.

“Ka një rrezik që i vërvitet prej 7 vitesh buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve dhe ai quhet PPP. Kemi ngritur alarmin për këtë rrezik dhe falimentin që rrezikon Shqipëria dhe xhepi i çdo shqiptari duke u përballur me arrogancën e qeverisë.

Ironikisht këto ditë qeveria ka dërguar një kërkesë pranë Bankës Botërore për të marrë një hua prej 80 mln USD me arsyetimin e manaxhimit të riskut të PPP-ve. Kjo lëvizje tërësisht hipokrite nxjerr zbuluar qeverinë në gënjeshtrat e saj të pacipa në lidhje me borxhin publik dhe mbi të gjitha riskun e PPP-ve.”

Tabaku theksoi se Shqipërisë ‘i duhet një qeveri e përgjegjshme, që manaxhon taksat dhe investon në vepra të domosdoshme për shqiptarët dhe ekonominë e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për një manaxhim financiar eficent në shërbim të ekonomisë së gjithsecilit.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>