PD akuza Ramës e Veliaj për pengimin e drejtësisë në aferën korruptive të Unazës së Madhe

Nga Exit News
PD akuza Ramës e Veliaj për pengimin e drejtësisë në aferën korruptive të Unazës së Madhe

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj që kanë penguar drejtësinë për aferën korruptive të Unazës së Madhe dhe kanë promovuar zyrtarët që duhet të ishin dënuar për këtë aferë.

Në një deklaratë për median, zëdhënësja për shtyp, Ina Zhupa u shpreh se megjithëse u vërtetua falsifikimi e shkelja e rëndë me tenderin 40 milionë eurosh, ‘askush nga kokat e mëdha, askush nga ata që firmosën, askush nga ata që bënë procedurat, askush nga ata që e mbrojnë publikisht, nuk janë dënuar.’

“Përkundrazi ata janë promovuar, ata drejtojnë fushatën e Partisë Socialiste në qarqe të ndryshme, në Tiranë, në Vlorë ish drejtori është bërë nënkryetar i bashkisë Vlorë, sepse Rilindja ka këtë model, të promovojë ata që vjedhin më shumë qytetarët shqiptar. Të promovojë ata që fusin duart në taksat tuaja dhe që ju vjedhin çdo ditë,” theksoi Zhupa.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të mos e harrojnë skandalin korruptiv të Unazës së Madha dhe të votojnë kundër Edi Ramës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>