PD akuza Veliaj për buxhetin 2021: Nuk zgjidh problemet e qytetarëve

Nga Exit News
PD akuza Veliaj për buxhetin 2021: Nuk zgjidh problemet e qytetarëve

Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn se po harton një buxhet në favor të klientëve të tij.

Përmes një deklarate për shtyp, Jorida Tabaku u shpreh se buxheti i 2021 për bashkinë nuk zgjidh asnjë nga problemet e qytetarëve.

Ajo shtoi se buxheti që pritet të miratohet këto ditë nuk merr në konsideratë asnjë ndihmë për bizneset e vogla.

“Buxheti 2021 i Bashkisë së Tiranës nuk zgjidh asnjë nga këto probleme të përditshmërisë së qytetarëve. Nuk krijon vende pune përmes investimeve, por rrit numrin e punësuarve partiakë në administratën e bashkisë, që paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës.
Buxheti që Erion Veliaj pritet të miratojë këto ditë nuk merr në konsideratë asnjë ndihmë për bizneset e vogla, megjithëse shumica e bizneseve të goditura nga pandemia janë në Tiranë.”

Tabaku shtoi se bizneset do të paguajnë 21 milionë euro taksë për ndërtimin dhe 17 milionë euro më shumë për taksën e pastrimit.

“Tirana është kthyer në një qytet që është vështirë se mund të jetohet. Nga njëra anë është kryebashkiaku që thyen rekord me lejet e ndërtimit, betonizimin dhe taksat e larta, nga ana tjetër janë qytetarët që po paguajnë shtrenjtë një kryebashkiak dhe kryeministër që dinë vetëm të gënjejnë dhe të shohin interesin e tyre personal.”, përfundoi ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>