PD akuza Veliajt për abuzim me taksën e arsimit

Nga Exit News
PD akuza Veliajt për abuzim me taksën e arsimit

Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për abuzim me taksën e arsimit.

Në një deklaratë për shtyp, Mateo Spaho deklaroi se taksa e vendosur nga Veliaj është e paligjshme dhe antikushtetuese, pasi Kushtetueta parshikon se arsimi publik është falas.

Spaho u shpreh se Veliaj premtoi se me anë të kësaj takse do të ndërtoheshin shkolla të reja.

Ai tha se në Tiranë nuk asnjë shkollë të re të ndërtuar, shkollat janë me turne, nuk kanë ujë dhe mjete higjenike.

Spaho shtoi se me të ardhurat nga kjo taksë mund të ishin ndërtuar 12 shkolla të reja.

Spaho përfundoi se është koha që shqiptarët t’i thonë jo shpërdorimit të taksave në favor të interesave të klientëve të Veliaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>