Partia Demokratike akuzoi qeverinë dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se po ju vjedhin pronat banorëve në Zallherr.
Në një takim me drejtuesin politik të zonës, Flamur Noka, banorët u shprehën se bashkia po ja merr pronën pa asnjë shpjegim dhe dokument.
“Jemi 6 pronarë të këtij trualli dhe një ditë erdhën dhe na thanë që do ta marrim, pa na komunikuar asgjë zyrtarisht dhe pa na dhënë asnjë dokument shpronësimi.
Erdhi firma e ndërtimit dhe na tha se do të ndërtonte, sepse e kishte çuar bashkia dhe sigurisht që nuk e lejova” -tha një qytetar
“Unë nuk e di se kush po ma merr tokën. Nesër do të vijë firma, sepse më kanë thënë që do të vijnë me policinë. Këta janë pushtues!” – u shpreh një tjetër.
Noka u shpreh se kryebashkiaku Veliaj mendon se duke qenë disi larg Tiranës, kjo vjedhje nuk mund të bëhet publike.
Ai u shpreh se tashmë i ka ardhur rradha pronave të Zallherit për tu grabitur.
“Ju siguroj që pas 25 prillit kjo situatë do të ndryshojë. Ti do ta gëzosh pronën tënde dhe banditën e Rilindjes dhe të Erion Veliajt nuk do arrijnë dot të ta vjedhin tokën. Ky është shteti i hajdutëve dhe bandave të Rilindjes. Sjellin sekserë si hijet e natës për t’ju rrëmbyer pronat.
Kjo do të marrë fund më 25 prill, sepse ti je qytetar i këtij vendi dhe shteti e ka për detyrë të të mbrojë” , u shpreh ai.