PD akuza Veliajt për shkollën ‘Sami Frashëri’: Propagandë, punimet nuk kanë filluar

Nga Exit News
PD akuza Veliajt për shkollën ‘Sami Frashëri’: Propagandë, punimet nuk kanë filluar

Partia Demokratike akuzoi të hënën, kryebashkiakun Veliaj se po mashtron qytetarët me propagandë se po ndërton shkollën ‘Sami Frashëri’, kur në të vërtetë punimet për të nuk kanë nisur ende.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputetja Jorida Tabaku solli foto nga oborri i shkollës, ku duket se nuk ka punëtorë që punojnë.

Ajo akuzoi Veliajn se manipulon qytetarët me video me fadroma, të cilat fiken sapo fiken dhe kamerat e Veliajt:

“Shkolla ‘Sami Frashëri’ është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon.

Asnjë regji qendrore apo video 3D nuk mund të çbëjë të vërtetën se tek shkolla Sami Frashëri nuk punohet.

Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>