
Partia Demokratike akuzoi Ministrinë e Arsimit se ka nxjerrë tezat e Maturës Shtetërore dhe i ka shpërndarë në aplikacionin WhatsApp, për të fituar votues të rinj.
Në një postim në Facebook, kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi shkruan:
“Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe ëhatsapp-i para se provimi të mbahej.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!
Është i shtati vit rradhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.”
Sot, e enjte 11 qershor, mbi 32 mijë maturantë zhvilluan provimin e dytë të maturës: atë të gjuhës shqipe.