PD akuzon Ballën për €3,4 milionë në ‘Toyota Yaris’: Herët a vonë do përballesh me drejtësinë

Nga Exit News
PD akuzon Ballën për €3,4 milionë në ‘Toyota Yaris’: Herët a vonë do përballesh me drejtësinë

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, se ka ndërhyrë për të pushuar çështjen ndaj katër prej gjashtë të akuzuarve për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit, më 24 qershor 2018.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim në Facebook shkruan se:

“Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetesit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.”

Mesditën e së hënës, gjykata e Tiranës ka pushuar akuzat për katër prej gjashtë të akuzuarve: Alfred Vladin, Edi Likën, Klevi Canin dhe Alban Mollaymerin.

Të vetmit ndaj të cilave gjykata ka lënë akuzat janë: Ervis Vladi që akuzohet për ‘mosdeklarim parash në kufi’ dhe Agim Çeka që akuzohet për ‘armëmbajtje pa leje’.

Kjo çështje i kaloi Gjykatës së Tiranës, pasi Krimet e rënda pasi prokuroria hodhi poshtë akuzat për grup të strukturuar kriminal.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Për më shumë në lidhje me këtë çështje lexo këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>