PD akuzon KQZ për mbulim të deformimit të votave nga PS

Nga Exit News
PD akuzon KQZ për mbulim të deformimit të votave nga PS

Ivi Kaso, sekretar për çështjet zgjedhore e akuzoi Komisionin e Ankimimeve për mbulim të provave të deformimit të votave nga PS.

Pas refuzimit të kërkesës së PD, për marrje informacioni shtesë nga KAS për zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Vlorës, Kaso u shpreh se:

“KAS-i është në një linjë të vazhdueshme atë të mosbërjes transparencë mbi aspekte të ndryshme të këtij procesi zgjedhor”.

Kaso u shpreh se nesër, 19 maj në vendimin për qarkun e Berati, PD pret rinumërim dhe rivlerësim të votave.

KAS ka shqyrtuar deri tani ankimimet për qarkun e Beratit, Gjirokastrës dhe Vlorës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>