Partia Demokratike, PD akuzoi qeverinë se ka blerë vota përmes granteve të rindërtimit, lejimit të ndërtimeve pa leje dhe dhënien e ndihmave ushqimore në Bashkinë Rrogozhinë. Si dhe mbështetësit e PS-së nuk kanë lejuar qytetarët e rrogozhinës të votojnë ditën e zgjedhjeve.
“Një ushtrie nëpunësish shpërndanin para, ushqime dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve të opozitës”, u shpreh deputetja e PD-së Grida Duma.
Shkeljet e publikuara nga Duma janë:
Akordimi i granteve që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti, duke lënë jashtë familjet e dëmtura.
Punësimin 227 punonjës, jo banorë të Rrogozhinës, në Bashki.
Lejimin e ndërtimeve të paligjshme.
Rama-Doshi-Rakipi dërgoi në qendrat e votimit në Rrogozhinë përfaqësuesit e tij për të penguar në mënyrë kriminale votimin e lirë të qytetarëve.
Përveç Arben Ahmetajt në skemën kriminale të blerjes së votës kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Rrogozhinës.