PD akuzon qeverinë për korrupsion në koncesionin e Portit të Durrësit

Nga Exit News
PD akuzon qeverinë për korrupsion në koncesionin e Portit të Durrësit

Partia Demokratike akuzoi, të enjten, qeverinë për korrupsion në koncesionin e Portit të Durrësit.

Përfaqësuesja e PD Jorida Tabaku pretendon se në tender nuk s’ka pasur konkurrencë. Sipas saj qeveria ia ka dhënë tenderin pa konkurs kompanisë malteze ‘Hili Company Limited’ e denoncuar si e përfshirë në skandalin e ‘Panama Papers’.

Bëhet fjalë për një koncesion 30 milion euro.

Në një intervistë për News 24, Tabaku deklaroi se nga gara për shkak të procedurës janë lënë jashtë shumë kompani pasi nuk u respektua afati 52 ditor për aplikime. Nga ana tjetër, Tabaku tha se mes kompanisë gjermane dhe malteze, qeveria zgjodhi të dytën edhe pse fillimisht e skualifikoi atë.

Gjatë intervistës ajo ngriti disa pyetje drejtuar qeverisë:

“Ka shumë pikëpyetje, qeveria duhet të japë përgjigje. Kur në Shqipëri ka hyrë në 1 janar ligji që asnjë kompani offshore. Pse mos kemi investitorë gjermanë, italianë e amerikanë teksa shkojmë për një kompani jo të njohur”.

Ajo njoftoi se PD do të publikojë dokumente shtesë për këtë rast.

Më tej ajo tha se  duhet të kishte tender ndërkombëtar dhe shtoi se ai nuk u bë siç parashikohet në legjislacion:

“Duhet të kishte një njoftim ndërkombëtar. Jashtë garës mbetën shumë kompani. Kompania gjerman dhe malteze u skualifikuan, por kjo e fundit u pranua me një grup pune ekstraligjore nga Porti i Durrësit.”

Të martën në një deklaratë për mediat, Jorida Tabaku u shpreh se ‘Hili Company Limited’, operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për veprime të dyshimta nga skandali i “Panama Papers”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>