Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzon qeverinë se po monopolizon tregun e testeve Covid-19 në Shqipëri, duke lejuar vetëm 2 laboratorë privatë të licensuar.
Vokshi bën një krahasim me Kosovën, ku deri tani ka 55 laboratorë privatë të licensuar për testimin Covid-19.
Qeveria Kosovare po mendon subvencionimin e pjesshëm të çmimit të analizave për qytetarët, ndërsa ajo në Shqipëri ka lejuar një çmim sa dyfishi i atij në Kosovë dhe madje ka mbyllur edhe laboratorë publikë që mund të kryenin testimin, denoncon Vokshi në një shënim në rrjetin social Facebook.