Partia Demokratike deklaroi, të martë, se qeveria Rama e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku mafia ka kapur pushtetin dhe vepron pa asnjë pengesë.
Përmes një deklaratë për shtyp, Ina Zhupa deklaroi se sa herë publikohen përgjime të mafies italiane, dalin në pah lidhjet e tyre me qeverinë:
“Përgjimet e reja të Antimafias italiane na tregojnë se, me Edi Ramën, Shqipëria konsiderohet si Kalabria e viteve 60, një vend ku mafia vepron si në shtëpinë e vet, duke patur ortak me 20 % drejtuesit kryesorë të pushtetit.
Nuk është rastësi që, sa herë goditet mafia italiane dhe rrjetet e drogës në Itali, përgjimet nxjerrin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të majave më të larta të pushtetit të Edi Ramës.”
Zhupa theksoi se Veliaj duhet të jepte dorëheqjen, sikurse bëri ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Zhupa i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë për të rrëzuar qeverinë Rama dhe për të sjellë ndryshimin duke mbështetur PD-në.